Anglia kalon netë pa gjumë në Katar… shkak janë devetë
BKT
Qatar 2022

Anglia kalon netë pa gjumë në Katar… shkak janë devetë

rtsh

Për ti shpëtuar zhurmës të qytetit, komisari teknik i Anglisë zgjodhi qetësinë e periferisë të hotelit Souq Al Wakra.

Por pas orëve të para në godinë duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë me faunën e Katarit modern.

Mediat britanike raportojnë se lojtarët e “Tre Luanëve” nuk kanë kaluar një natë të qetë. Devetë rreth hotelit modern janë të shumta në numër dhe kanë bërë që lojtarët të kërkojnë masa shtesë nga punonjësit e strukturës luksoze me qëllim që të amortizojnë zhurmat që vinin nga jashtë.

Në shtetin e vogël numërohen rreth 85.000 ekzemplarë të tillë.