‘Tre Luanët’, Kombëtarja më e vlefshme në ‘Katar 2022’
BKT
Qatar 2022

‘Tre Luanët’, Kombëtarja më e vlefshme në ‘Katar 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Vetëm tri ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Ky evenimet që është më i madhi në botën e futbollit, për një muaj pritet të dhurojë spektakël futbolli pasi pjesë e këtij Botërori janë edhe disa nga yjet e ligave të mëdha evropiane.

Talentë nga Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, do të zbresin në tokën e Katarit.

Me 32 Kombëtare që marrin pjesë në garë, disa skuadra natyrisht se do ta kenë vlerën më të madhe prej të tjerash. Sipas “Marca”-s, Anglia do të shkojë në Katar me ekipin më të vlefshme në botë.

Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga “Transfermarkt” tregojnë se “Tre Luanët” kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë. Asi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë. Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë.

Lista e dhjetë kombëtareve më të shtrenjta në Kampionatin Botëror:

Anglia – 1.35 miliard euro

Franca – 1.13 miliard euro

Brazili – 1.064 miliard euro

Spanja – 1.031 miliard euro

Gjermania – 1.025 miliard euro

Portugalia – 938 milionë euro

Argjentina – 764 milionë euro

Belgjika – 55 milionë euro

Holanda – 474 milionë euro

Uruguai – 419 milionë euro.

Kujtojmë se kampioni në fuqi i botës është Franca e cila katër vite më parë kishte mundur Kroacinë në finalen e “Luzhniki” të Rusisë.