Rice: Në Katar me çantën bosh, e mbush me Kupën
BKT
Qatar 2022

Rice: Në Katar me çantën bosh, e mbush me Kupën

rtsh

Declan Rice zbuloi dje një “detaj” shpresëdhënës për tifozët e “Tre luanëve” të cilët presin prej 56 vitesh për të rifituar Kupën e Botës.

“Çanta e dytë është bosh. Shpresoj shumë që kur të kthehem ta kem mbushur me Kupën e Botës”, është dëgjuar Rice teksa i është drejtuar shoferit që e ndihmoi të ngarkonte bagazhet për në aeroport.

Kaq ka mjaftuar që mediat angleze të nxirrnin lajtmotivin e Katar 2022. Tani të gjithë presin që në kthim mesfushori i West Ham të ketë diçka të rëndësishme në çantë.