Giroud i emocionuar që do të luajë Botërorin e fundit
BKT
Qatar 2022

Giroud i emocionuar që do të luajë Botërorin e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Nga Milano në Katar. Olivier Giroud është gati për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ që nis të dielën.

Sulmuesi francez në një intervistë për ‘France TV Sport’, ka thënë se ky Botëror do të jetë i fundit për të.

Giroud thotë se është i emocionuar dhe së dëshiron të shijoj çdo moment në ‘Katar 2022’. Ai beson se Franca mund ta mbrojë titullin e kampionit të fituar katër vjet më parë në Rusi.

“​​Jam shumë i emocionuar, sikur të ishte hera e parë. Dua të shijoj çdo moment”, tha ai.

“Sigurisht, ne jemi të etur të mbrojmë titullin e Botës. Të gjithë e dimë rëndësinë e një Kupë të Botës. Jam shumë krenar që jam këtu dhe shpresojmë së do të përfundojë mirë për gjithë ne”, theksoi Giroud.