Arrestohen tre të dyshuar për dy vepra penale në Prizren
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrestohen tre të dyshuar për dy vepra penale në Prizren

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, dje, në Prizren për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë hetimeve janë gjetur prova dhe dëshmi se i dyshuari 01 (S.Ç. /1995) kishte kryer veprën “vjedhje e rëndë” në Prizren, sendet e vjedhura i kishte shitur të dyshuarit 02  (T. D. /1991) dhe 03 (F.K. /1990) me një çmim shumë të ulët. Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj dyshuarit 02 dhe 03 do të ngritet kallëzim penal për veprën “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.

Një pjesë e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar nga dyshuarit 02 dhe 03.

Deklarata prej të dyshuarit 01 është marr në prezencën e avokatit të angazhuar sipas detyrës zyrtare, ku i njëjti pranon se ka kryer rastin vjedhje rëndë në depon  për të cilën akuzohet  dhe ka treguar vendet se ku i kishte shitur gjerat e vjedhura.

I dyshuari ka deklaruar edhe për disa raste tjera të vjedhjes që dyshohet se i ka kryer,  të cilat do të hetohen në vazhdim.

Në lidhje me rastin dhe dëshmitë e siguruara është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për dyshuarin 01 për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika