Giroud: Në Katar ka ekipe të mëdha, por besoj në grupin e lojtarëve
Uran Krasniqi/RTKLive
"Ne e dimë se ka ekipe shumë të mëdha në këtë Botëror, por unë kam shumë besim në këtë grup", ka thënë Olivier Giroud.
Ai ka folur para fillimit të Botërorit të Katarit, ku Franca gjendet në grup me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë.
“Do të na mungojë shumë Paul Pogba, si Kante dhe Kimpembe, por jam i bindur se ka liderë të tjerë të rinj që mund të dalin. Unë do të luaj rolin e vëllait të madh, do të flas kur është e nevojshme", është shprehur sulmuesi i Milanit.
Giroud shkon në Botërorin e tij të tretë në formë të mirë pasi ka realizuar nëntë herë për Milanin këtë sezon.
"Ndihem mirë fizikisht. Është një periudhë shkëlqimi për mua. Është një dhuratë të ndihesh kështu në moshën tridhjetë e gjashtë vjeçare", ka thënë francezi.























