"Kupa e Botës pa Italinë si të shkosh në Romë e të mos shohësh Koloseumin"
Uran Krasniqi/RTKLive
Francesco Totti e ka krahasuar mungesën e Italisë në Botërorin e Katarit me situatën kur dikush e viziton Romën po nuk shkon ta shohë Koloseumin.
Një humbje në play-off nga Maqedonia e Veriut i la kampionët në fuqi të Evropës jashtë kompeticionit kryesor të futbollit sa u takon kombëtareve. Kjo është hera e dytë radhazi që Italia nuk merr pjesë në Botëror. Heren e kaluar ishte Suedia ajo që e kishte penguar kampionin e katërfishtë të arrijë në Botëror.
“Kupa e Botës pa Italinë si të shkosh në Romë e të mos shohësh Koloseumin”, ka thënë Totti për Sky Sport. “Po flasim për një kombëtare të madhe".
Totti ka folur edhe për atë se kënd e sheh favorit për ta fituar garën e për t'u shpallur kampion. "Franca, Argjentina, Brazili, Spanja dhe Gjermania", ka thënë ai, duke shtuar se asnjë nga këto kombëtare nuk i favorizon nga njëra tjetra.
Totti e kishte fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian është një amfiteatër në qendër të qytetit të Romës, i cili u ndërtua gjatë Perandorisë Romake dhe u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut.























