Mane përfundimisht mbetet jashtë Botërorit
BKT
Qatar 2022

Mane përfundimisht mbetet jashtë Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Sadio Mane nuk do të luajë në Botërorin e Katarit, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit të Senegalit.

Mane u lëndua në Bundesligë në një ndeshje me Bayern Munich. 

Fillimisht u tha se futbollisti nuk do të ishte në fushë në ndeshjen hapëse ndaj Holandës, por sot kanë ndryshuar fjalët. Sipas federatës, Mane do të ketë nevojë për operacion. 

"FSF i uron një shërim të shpejtë lojtarit Sadio Mane", ka shkruar federata senegaleze. 

Ky është një lajm i keq për Senegalin, pasi Mane ishte protagonisti kyç në rrugën e vendit të tij drejt titullit kampion i Afrikës, madje ai kishte shënuar penalltinë në finalen kundër Egjiptit. 

Senegali gjendet në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.