Enrique: Qëllimi i Spanjës është t`i zhvillojë shtatë ndeshje në Katar
BKT
Qatar 2022

Enrique: Qëllimi i Spanjës është t`i zhvillojë shtatë ndeshje në Katar

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se synon që skuadra e tij shkojë deri në finalen e Kupës së Botës në Katar. 

“Ne jemi të shtatët në renditjen e FIFA-s. Qëllimi ynë është të luajmë shtatë ndeshje në Katar", ka thënë spanjolli pas ndeshjes me Jordaninë, ku Spanja fitoi 3-1.

Ai ka folur për formën në të cilën gjendet Spanja para Botërorit. "Unë mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Rezultati ishte më pak i rëndësishëm sot, por gjithmonë është më mirë të fitosh", është shprehur Enrique. 

Spanja gjendet në grup me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosota Rikën. Spanja ndeshjen e parë e luan me Kosta Rikën