22:20 / 17.11.2022
Sulmuesi i Atletico Madridit i bashkohet Argjentinës
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa, i është bashkuar skuadrës së Argjentinës për Botërorin e Katarit, pasi Nicolas Gonzalez u detyrua të tërhiqej nga skuadra për shkak të lëndimit.
Correa nuk u përzgjodh në skuadrën fillestare prej njëzet e gjashtë lojtarësh të trajnerit Scaloni.
Gonzalez i Fiorentinës ka pësuar një lëndim muskulor në seancën stërvitore të së enjtes.
Correa nuk ka qenë titullar i rregullt për skuadrën e Atletico Madridit këtë sezon.
Argjentina po llogaritet si një nga favoritët për Botërorin, ndërsa gjendet në grup me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.























