Futbollisti kritikon mediat angleze për pyetjet lidhur me situatën në Iran
BKT
Qatar 2022

Futbollisti kritikon mediat angleze për pyetjet lidhur me situatën në Iran

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti iranian, Alireza Jahanbakhsh, ka kritikuar mediat angleze lidhur me pyetjet në drejtim të futbollistëve lidhur me situatën në Iran.

Sipas tij, bëhet fjalë për përpjekje për të shpërqendruar kombëtaren e Iranit para ndeshjes me Anglinë në kuadër të Botërorit të Katarit. 

Irani është përfshirë nga protestat prej shtatorit pasi Mahsa Amini vdiq në paraburgim, pasi u arrestua për arsye që lidheshin me rregulla të mbajtjes së shamisë. 

Jahanbakhsh konsideron se mediat angleze kanë synuar ta shpërqëndrojnë Kombëtaren iraniane me pyetje të përsëritura në lidhje me zhvillimet në vendin e tij. 

“Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurt nëse Anglia nuk do të ishte në grupin tonë, do ta kishit bërë këtë pyetje", i është përgjigjuar ai një pyetje, duke e quajtur qasjen e tillë si "lojë mendore".

Irani ndeshjen e parë e zhvillon me Anglinë, ndërsa gjendet në grup edhe me SHBA-në dhe Uellsin.