‘Katar 2022’: Grupet, orari dhe gjithçka që duhet të dini
BKT
Qatar 2022

‘Katar 2022’: Grupet, orari dhe gjithçka që duhet të dini

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tashmë na ndajnë vetëm dy ditë para se të nis turneu më i madh në nivelin e kombëtareve, pra Kupa e Botës, që mbahet në Katar, eveniment ky që do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

32 kombëtare do të synojnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm, ku ndeshjet do të nisin me 20 nëntor derisa finalja e madhe është e paraparë të zhvillohet më 18 dhjetor.

Më poshtë mund të mësoni gjithçka lidhur me këtë turne, detajet e plota për skuadrat, grupet, stadiumet dhe shumë tjera:

E nisim me grupet: Janë tetë grupe të renditura sipas rendit alfabetik nga A deri në H.

Grupi A: Katar (mikpritëse), Ekuador, Senegal, Holandë

Grupi B: Angli, Iran, Amerikë, Uells

Grupi C: Argjentinë, Arabi Saudite, Meksikë, Poloni

Grupi D: Francë, Australi, Danimarkë, Tunizi

Grupi E: Spanjë, Kosta Rika, Gjermani, Japoni

Grupi F: Belgjikë, Kanada, Maroku, Kroaci

Grupi G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kamerun

Grupi H: Portugali, Gana, Uruguai, Republika e Koresë

Njësoi si në të gjitha turnet e tjera, dy kombëtare do të avancojnë tutje në fazën e eliminimit direkt, pra 16 skuadra do të sigurojnë biletat për fazën tjetër.

Cili është formati dhe programi i Kupës së Botës?

Katër ndeshje do të luhen çdo ditë gjatë fazës së grupeve, e cila do të zgjasë një periudhë 12-ditore dhe do të shohë fituesit dhe nënkampionët të kalojnë në raundin e 16-të.

Ndryshe nga Euro 2020, do të ketë një lojë play-off për vendin e tretë më 17 dhjetor.

Orari do të duket kështu:

Faza grupore: 20 nëntor - 2 dhjetor

Raundi i 16-të: 3 dhjetor - 6 dhjetor

Çerekfinalet: 9 dhjetor - 10 dhjetor

Gjysmëfinalet: 13 dhjetor - 14 dhjetor

Ndeshja për pozitën e tretë në turne: 17 dhjetor

Finalja e Kupës së Botës Katar 2022: 18 dhjetor

Ndeshjet në fazën e grupeve përpos asaj hapëse që nis në ora 17:00 mes Katarit dhe Ekuadorit, do të zhvillohen nga ora: 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.

Ku do të zhvillohen ndeshjet?

Ndeshjet e fazës së grupeve në Katar do të zhvillohen në plot tetë stadiume:  Bayt Stadium, Khalifa International Stadium, Al Thumama Stadium, Ahmad Bin Ali Stadium, Lusail Stadium, Ras Abu Aboud Stadium, Education City Stadium, Al Janoub Stadium.

Rregull që s'duhet harruar:

Përzgjedhësit do të kenë të drejtë të bëjnë pesë zëvendësime gjatë kohës së rregullt. Në rast që një ndeshje shkon në vazhdime, atëherë atyre iu mundësohet edhe një tjetër zëvendësim.

Kombëtaret me më së shumti tituj të Kupës së Botës:

Kombëtarja e Brazilit vazhdon të ketë më së shumti trofe të fituar me pesë sosh, ndjekur nga Gjermania dhe Italia me nga katër, Argjentina dhe Uruguai me dy dhe Anglia dhe Spanja kanë nga një.