RTK Radio me program të pasur për Botërorin “Katar 2022”
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës ka ekskluzivitetin për të transmetimin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Krahas televizionit të Kosovës dhe webit të RTK-së, program special kushtuar Botërorit ka edhe RTK Radio.
Përveç transmetimit të ndeshjeve çdo ditë, RTK Radio për një muaj të plotë ka edhe emision special çdo ditë nga ora 13:00 - 14:00.
Moderatorë të emisioneve speciale janë Lulzim Shala, Qëndresa Krelani dhe Delvina Haliti.
Reporterë të ndeshjeve janë Edmond Thaçi dhe Fatos Preniqi.
Informacionet rreth botërorit nisin nga programi i mëngjesit, kurse edicioni special me informacione nga botërori do të mbahet nga e hëna në të premten nga ora 16:20 - 16:30.
Në kuadër të emisioneve, do të ketë raporte e kronika dhe prapaskena nga Kampionati Botëror si dhe do të ketë mysafirë të shumtë nga të gjitha fushat.
Radiotelevizioni i Kosovës do të ketë mbulueshmëri të plotë të kësaj ngjarjeje të madhe futbollistike në televizion, radio dhe në web.
Sporti ka traditë në adresën e vetme, në RTK.
RTK me emision special “Premiera e Botërorit”























