Ngriten 54 aktakuza, kundër 78 personave
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 54 aktakuza, kundër 78 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 12 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 7 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 7 personave për kryerje të veprave penale.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një person, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë 5 personave, si dhe, ka ngritur 9 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 2 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ajo në Gjilan ka ndaluar një 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër dhjetë 10 personave, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 6 persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe, ka ngritur dhjetë 10 aktakuza kundër dhjetë 10 personave, për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 3 aktakuza kundër tre 3 personave, thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.























