Parandalohet një rast kontrabande në veri
M.Shefkiu/RTKlive
Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me Doganës e Kosovës kanë arrestuar një qytetarë në veriun e vendit duke kontrabanduar mallra. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari po kontrabandonte alkool medicinal.
Sipas njoftimit të policisë, ky aksion është zhvilluar në vazhdën e aktiviteteve të shtuara për luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit.
“Në pjesën veriore është vërejtur një automjet me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, me ç‘rast automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, automjeti është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas është referuar për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar tek Dogana e Kosovës.























