Grabitje e armatosur në Mitrovicë
E.Hoti/RTKlive.com
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në mesditë në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Mitrovicë është kryer një grabitje. Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me kë rast.























