FIFA ndalon shitjen e birrës në ‘Katar 2022’
BKT
Qatar 2022

FIFA ndalon shitjen e birrës në ‘Katar 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Federata e Futbollit Ndërkombëtar (FIFA), vjen me një vendim të ri për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ngjarja më e madhe në botën e futbollit, do të nis të dielën në Katar. Dy ditë para këtij Botërori, shtëpia më e madhe futbollit botëror, ka marrë vendim të ndalohet shitja e birrës.

Sipas organizatorëve përjashtim do të bëjnë vetëm vendet VIP në stadium. Vetëm aty të pranishmit do të mund të shijojnë ndeshjet në shoqërinë e alkoolit. 

Plani më i ri nënkupton që tendat e kuqe të birrës tani mund të mos jenë të dukshme fare përreth stadiumeve. Janë duke u konsideruar që të zëvendësohen nga tenda të bardha dhe pa markë.

Frigoriferët me ngjyrat e kuqe të famshme të kompanisë ka të ngjarë të zëvendësohen nga ato blu. Ngjyra kjo e lidhur me markën joalkoolike të Budweiser, Budweiser Zero.