16:58 / 18.11.2022
Parandalohet edhe një rast kontrabande me mallra
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një aksion të kontrabandimit me mallra në veri të Kosovës.
Policia deklaron se të premten rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.
Policia ka arritur ta ndalojë automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar.
“Gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1.040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro”, deklaron policia.
Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.























