23:15 / 18.11.2022
Ramsdale pret shkëlqimin e Sakas në Botëror
Uran Krasniqi / RTKLive
Sipas Aaron Ramsdale, Bukayo Saka mund të shkëlqejë gjatë paraqitjes së Anglisë në Kupën e Botës, pasi ai është rikthyer në mënyrë mbresëlënëse këtë sezon.
"Ai po shkëlqen dhe unë mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në Katar", ka thënë Ramsdale. "Është një djalë i mrekullueshëm, punon shumë çdo javë, duke humbur shumë rrallë një seancë stërvitore".
Anglia gjendet në grup me Iranin, SHBA-në dhe Uellsin. Anglia ndeshjen e parë e luan me Iranin.























