Vinicius Junior frikësohej se lëndimet mund ta linin jashtë Botërorit
BKT
Qatar 2022

Vinicius Junior frikësohej se lëndimet mund ta linin jashtë Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Vinicius Junior kishte frikë se do të mund të mbetej jashtë Kupës së Botës për shkak të lëndimeve, pasi ai konsideron se ishte në thumb të ndërhyerjeve të këqija. 

"Rodrygo dhe unë vuajtëm shumë në ndeshjet e fundit dhe kishim frikë nga më e keqja, të lëndoheshim dhe të humbnim Kupën e Botës", ka thënë ai. 

Braziliani është ndalur te mësimet nga përvojat e të tjerëve.

"Kam mësuar shumë nga Neymar kur ai luajti për Barcelonën dhe gjithashtu vuajti shumë. Pastaj  Ronaldo kur luajti për Realin gjithashtu vuajti shumë. Por ishte Benzema ai që më tha të kem paqe mendore, sepse nëse rivalët të ndjekin, kjo është sepse je relevant dhe se ata kanë frikë prej teje", është shprehur ai. 

Brazili gjendet në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Ndeshjen e parë e luan me Serbinë.