Infantino: Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë
BKT
Qatar 2022

Infantino: Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Botërori i organizuar në Katar do të jetë më i miri që është organizuar ndonjëherë.

Ai ka folur të shtunën duke dalur kundër "leksioneve morale" lidhur me mënyrën e jetës në vendin organizator. 

“Kam vështirësi të kuptoj kritikat. Duhet të investojmë për t’i ndihmuar këta njerëz, në arsim dhe për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë. Të gjithë duhet të edukojmë veten, shumë gjëra nuk janë perfektë, por reforma dhe ndryshimi kërkon kohë. Ky mësim i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi. Pyes veten pse askush nuk e njeh përparimin e bërë këtu që nga viti 2016. Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë”, ka thënë ai."Unë nuk duhet të mbroj Katarin, ata mund të mbrojnë veten. Unë mbroj futbollin. Katari ka bërë përparim dhe ndjej edhe shumë gjëra të tjera".