Ghoddos: Skuadra e Iranit për Kupën e Botës mbështet protestat
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Irani nuk duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës. Në vend të kësaj, ekipi kombëtar le të përfaqësojë ata që marrin pjesë në rebelimin kundër regjimit.
Kështu mendon futbollisti Saman Ghoddos,i lindur në Suedi.
“Nuk dua të përziej futbollin me politikën, por futbolli është në hije kur njerëzit humbasin jetën duke luftuar për lirinë”, tha ai për “The Times”.
Protestat e përhapura kanë vazhduar në të gjithë Iranin që nga vdekja e gruas së re Mahsa Jina Amini në paraburgimin e policisë së moralit më 16 shtator. Nga të qenit në lidhje me kodin e rreptë të veshjes dhe situatën e grave, ajo ka evoluar në lidhje me kërkesat për ndryshim regjimi.
Edhe futbollisti iranian i lindur në Suedi, Saman Ghoddos, beson se ndryshimi është i nevojshëm.
“Ka kaq kohë që ka vazhduar. Të gjithë duam që diçka të ndryshojë”, tha ai në një intervistë për “The Times” përpara kampionatit botëror.

Ghoddos ka lindur në Malmö dhe ka luajtur më parë për ekipin suedez, Östersund. Ai luajti dy ndeshje stërvitore ndërkombëtare për Suedinë përpara se të zgjidhte të përfaqësonte Iranin më 2017, njofton mediet suedeze, transmeton RTKLive.
Në ditët e sotme ai luan në klubin e Premierligës-Brentford. Ai është përzgjedhur në skuadrën iraniane për Kupën e Botës, në Katar. Ai ka luajtur edhe në Kupën e Botës, në Rusi katër vjet më parë.
Ai thotë se lojtarët e kombëtares kanë pasur një diskutim të vazhdueshëm për situatën në Iran gjatë vjeshtës. “Një muaj më parë, lojtarët mbuluan stemën e kombëtares në fanellat e tyre përpara miqësores kundër Senegalit, në atë që u interpretua si mbështetje për protestat”, tha mes tjerash ai.
Edhe sportistë të tjerë iranianë kanë shprehur mbështetje për protestuesit në mënyra të ndryshme. Në një turne prestigjioz të ekipit kombëtar, futbollisti i plazhit Saeed Piramoon festoi golin e tij në finale kundër Brazilit duke i dhënë formë gishtërinjve si gërshërë me njërën dorë dhe duke ngritur flokët me dorën tjetër - një aludim i qartë se si gratë në të gjithë Iranin i kanë hequr hapur vello dhe prerje flokësh në shenjë proteste.
Alpinistja Elnaz Rekabi garoi pa hixhab gjatë Kampionatit Aziatik dhe grupet e sportistëve në fusha, përfshirë artet parciale, kanë kërkuar që Irani të mos lejohet të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar.
Saman Ghoddos beson se do të ishte kundërproduktive të përjashtohej skuadra nga Kampionati Botëror. Në vend të kësaj, kampionati mund të jetë një mënyrë që lojtarët të përfaqësojnë bashkatdhetarët e tyre protestues dhe jo regjimin.
“Nuk e di nëse do të ishte vendimi i duhur për të na përjashtuar. Nuk e di nëse do të ndryshonte ndonjë gjë. Është më mirë të sigurohemi për të ndryshuar problemet reale, sesa të përjashtojmë kombëtaren e futbollit nga Kupa e Botës”, tha ai për "The Times", transmeton RTKLive.
Irani po luan në Kupën e Botës në të njëjtin grup me Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin. Diskutimet në skuadër, ndër të tjera, kanë qenë edhe nëse lojtarët duhet të këndojnë bashkë me himnin kombëtar. Mesfushori Alireza Jahanbakhsh beson se i takon secilit lojtar se si do të zgjedhë të festojë golat dhe gjëra të tjera gjatë kampionatit.
“Nëse do të më kishin bërë pyetjen jashtë detyrës sime në kombëtare, do t'i isha përgjigjur në detaje. Por që fëmijë kam ëndërruar të luaj për kombëtaren. Jam i sigurt se është e njëjta gjë për të gjithë në skuadër”, deklaroi ai dhe shqoi “ajo që kam mësuar është të respektoj gjithmonë fanellën e Kombëtares”.
Disa nga lojtarët e kombëtares iraniane kanë shprehur më herët mbështetjen e tyre për protestat në rrjetet sociale. Mes tyre ylli sulmues Sardar Azmoun dhe Saman Ghoddos.

“Është e vështirë të mendosh për futbollin ndërkohë që e gjithë kjo po ndodh me njerëzit. Ne përpiqemi të luajmë për familjet, për motrat, për vëllezërit, për të gjithë ne”, tha Ghoddos.
“Unë jetoj me ta dhe shpresoj për kohë më të mira dhe se kjo mënyrë strikte jetese do të marrë fund”, deklaroi në fund Saman Ghoddos.























