Botërori i globalizuar, 137 lojtarë përfaqësojnë vende “të huaja"
RTSH
Globalizimi është një fenomen që sa vjen dhe po shtohet. Diçka e tillë vihet re dhe në Botëror ku janë plot 137 futbollistë, të cilët nuk përfaqësojnë vendet ku kanë lindur. Në Afrikën e Jugut 2010 ky numër ishte 77, katër vite më pas në Brazil 2014 shkoi në 85 ndërkohë që në Rusi 2014 ishte 82.
Historia tregon se ky fenomen nuk është i ri madje ka nisur shumë kohë para se të konceptohej si term fjala globalizëm. Atilio Demaría dhe Luis Monti humbën finalen e Kupës së Botës me Argjentinën në 1930 dhe katër vite më pas e fituan këtë trofe duke mbrojtur ngjyrat e Italisë. Këtë edicion do të jenë plot 19 afrikanë, të cilët nuk përfaqësojnë vendet ku kanë lindur. Më të njohurit janë Ansu Fati (Spanja) , Camavinga (Franca), Moukoko (Gjermania), Alphonso Davies (Kanada), William Carvalho (Portugali), Mabil (Australi)...
Në Katar 2022 vetëm përfaqësueset e Argjentinës, Brazilit, Koresë së Jugut dhe Arabisë Saudite do të luajnë me lojtarë të cilët kanë lindur në këto vende.
Do të jenë plot 28 kombëtare ato që kanë grumbulluar lojtarë të cilët nuk kanë lindur në vendet ku janë grumbulluar. Në këtë listë e para është Katari. Përfaqësuesja në fjalë ka lojatarë të cilët kanë lindur në Portugali, Irak , Egjipt, Bahrein, Ganë, Francë, Sudan dhe Algjeri.























