Richarlison: Ka shumë ekipe të mira, por ne jemi Brazili
BKT
Qatar 2022

Richarlison: Ka shumë ekipe të mira, por ne jemi Brazili

Uran Krasniqi/RTKLive

Richarlison ka thënë se lojtarët e Brazilit do të bëjnë gjithçka që munden për të fituar Botërorin e Katarit, që do të shtonte në gjashtë numrin e kupave të botës në vitrinën e Brazilit.

Njëzet e pesë vjeçari ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të bëjnë gjithçka që munden për të sjellë trofeun në shtëpi.

"A do të fitojmë? Nuk e di, por do të bëjmë gjithçka për të fituar Kupën e Botës. Mendoj se ka shumë ekipe të mira, por ne jemi Brazili. Ne kemi shumë histori. Nuk kemi qenë kurrë jashtë Botërorit", ka thënë ai. 

Sulmuesi i Tottenhamit është shprehur se Franca, Belgjika dhe Argjentina kanë skuadra skuksesi i të cilave nuk do të duhej të ishte befasi. 

Brazili fillon Kupën e Botës kundër Serbisë të enjten, përpara se të përballet me Zvicrën dhe Kamerunin në Grupin G.