19:07 / 19.11.2022
Kanada po bën gjithçka që ylli i saj të jetë në fushë ndaj Belgjikës
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Kanadasë, John Herdman, ka thënë se përpjekjet për riaftësimin e yllit të Kombëtares, Alphonso Davies, për ndeshjen kundër Belgjikës nuk po mungojnë.
Davies kishte pësuar një dëmtim me Bayern Munich në fillim të këtij muaji.
“Misioni im është të sigurohem që ai të luajë në këtë Botëror, është një ëndërr fëmijërie për të”, ka thënë Herdman në konferencën për shtyp të së shtunës. "Por më duhet të them se Belgjika është një nivel tjetër, ne nuk jemi përballur me një ekip të atij niveli që kur luajtëm kundër Brazilit më 2008".
Davies nuk është shqetësimi i vetëm i Kanadasë, pasi i dëmtuar është edhe mesfushori, Stephen Eustaquio.
Kanada pos me Belgjikën, do të ndeshet edhe me Kroacinë dhe Marokun.























