Policia konfiskon mjaltë e alkool të kontrabanduara
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia konfiskon mjaltë e alkool të kontrabanduara

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Policia njofton se në rastin e parë, njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot rreth orës 13:00  në fshatin Komogllavë në drejtim të fshatit Gërlicë, ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë  automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale).

“Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj”, deklaron policia.

Gjatë kontrollit,  në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

“Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr”, saktëson policia, sipas së cilës, në total kanë qenë 319.680 kg.

“Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë  të një veture dhe si rezultat i kësaj, është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj 60 litra alkool 40%, Zhollta,  14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali  6 litra alkool 40%, Stomaklia. 

Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika