Trajneri i SHBA-së: Në ditën tonë më të mirë e mposhtim këdo
BKT
Qatar 2022

Trajneri i SHBA-së: Në ditën tonë më të mirë e mposhtim këdo

Uran Krasniqi/RTKLive

Teksa SHBA-ja po përgatitet për ndeshjen e parë kundër Uellsit në Botërorin e Katarit, trajneri i Gregg Berhalter, është shprehur i bindur se skuadra e tij po qe në ditën më të mirë të vet, atëherë mund të mposhtë këdo. 

"Ajo që unë besoj është se në ditën tonë më të mirë ne mund të mposhtim këdo në botë. Kushdo," ka thënë ai për ESPN. "Është një nder i madh të luajmë në Kupën e Botës, por ne nuk duam të jemi vetëm pjesëmarrës".

Berhalter ka thënë se në Katar nuk kanë shkuar vetëm për pjesëmarrje. 

"Ne mendojmë se hapi i parë është dalja nga grupi. Dhe hapi i dytë është, në ndeshjet me eliminim direkt, të luajmë lojën tonë më të mirë të mundshme dhe të shohim se sa larg mund të shkojmë", është shprehur ai.  

SHBA gjithashtu do të përballen me Anglinë dhe Iranin në Grupin B.