08:48 / 20.11.2022
Botërori i futbollit "Qatar 2022" nis sot me ndeshjen Katari - Ekuadori
Uran Krasniqi/RTKLive
Sytë e botës për një muaj rresht do të jenë duke shikuar Katarin. Kampionati i njëzet e dytë i futbollit fillon sot dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.
Ndeshja hapëse zhvillohet sot nga ora 17:00, mes Katarit vendas dhe Ekuadorit, një përballje që i takon Grupit A.
Botërori është organizuar në Katar mes akuzave për shtetin si shkelës të të drejtave të njeriut dhe premtimeve nga ana e FIFA-s për një organizim më të mirin deri më sot.
Në Katar pritet të marrin pjesë tridhjetë edy skuadra kombëtare nga e gjithë bota.
Kampion në fuqi nga Botërori i vitit 2018 është Franca.























