16:09 / 20.11.2022
Nis ceremonia e hapjes së Botërorit të Katarit
Uran Krasniqi/RTKLive
Ka nisur edhe ceremonia hapëse e Botërorit të futbollit "Qatar 2022", të cilën mund ta shikoni në RTK.
Cermonia po mbahet në stadiumin “Al Bayt” në veri të Dohas.
Ndeshja hapëse zhvillohet sot nga ora 17:00, mes Katarit vendas dhe Ekuadorit, një përballje që i takon Grupit A.
Botërori është organizuar në Katar mes akuzave për shtetin si shkelës të të drejtave të njeriut dhe premtimeve nga ana e FIFA-s për një organizim më të mirin deri më sot.
Në Katar pritet të marrin pjesë tridhjetë edy skuadra kombëtare nga e gjithë bota.
Kampion në fuqi nga Botërori i vitit 2018 është Franca.























