Ekuadori fiton ndeshjen e parë në Botërorin "Qatar 2022"
BKT
Qatar 2022

Ekuadori fiton ndeshjen e parë në Botërorin "Qatar 2022"

Uran Krasniqi/RTKLive

Një performancë e shkëlqyer e futbollstit të Fenerbahce, Enner Valencia, ka bërë që Ekuadori ta fitojë ndeshjen ndaj Katarit nikoqir dhe të marrë kryesimin e Grupit A.

Tri gola i ka shënuar kapiteni ekuadorian për gjysmë ore, por një i është anuluar nga VAR, me ç'rast ndeshja në fund ka mbaruar me rezultat 2-0 dhe jo 3-0. 
Qysh në minutën e tretë Valencia e ka treguar veten, duke realizuar me kokë, por që më pas arbitri ka konstatuar se ishte pozitë jashtë loje. Goli i parë i pranuar i Valencias ka qenë ai në minutën e gjashtëmbëdhjetë. Një ndërhyerje e gabuar nga mbrojtja katariane ka çuar në penallti, të cilën e ka kthyer në gol Valencia.  
Në minutën e tridhjetë e dytë, kapiteni i Ekuadorit ka realizuar edhe golin e dytë, duke vulosur kështu edhe fitoren e Ekuadorit. 
Pos këtyre dy kombëtareve në grup janë edhe Holanda dhe Senegali, të cilat takohen nesër me fillim nga ora 17:00.  

Prapë Valencia, Ekuadori shton epërsinë ndaj Katarit

Kapiteni i Ekuadorit, Enner Valencia, po tregohet produktiv në ndeshjen me Katarin, të parën të Botërorit "Qatar 2022".

Ai ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e tridhjetë e dytë, duke e dërguar vendin e tij në avantazh 2-0. 
Në fakt, futbollisti i Fenerbahce ka realizuar tri gola në këtë ndeshje, por ishte VAR që ia mohoi të parin. 

Valencia kalon Ekuadorin në epërsi duke shënuar golin e parë në Katar

Nuk i janë dashur më shumë se sa gjashtëmbëdhjet minuta Ekuadorit për të kaluar në epërsi ndaj Katarit.

Një ndërhyerje e gabuar nga mbrojtja katariane ka çuar në penallti, të cilën e ka kthyer në gol Valencia. 
Paraprakisht Ekuadori i është anuluar një gol nga VAR. Ka qenë pikërisht Valencia ai i cili ka shënuar në minutën e tretë. 

Në këtë moment ekuadorianët po fitojnë me rezultat minimal 1-0. 

Nis ndeshja Katari - Ekuadori

Ka nisur ndeshja Katari - Ekuadori e bashkë me të është shënuar edhe  fillimi i Botërorit "Qatar 2022". 

Ndeshja i përket Grupit A.
Pos këtyre dy kombëtareve në grup janë edhe Holanda dhe Senegali, të cilat takohen nesër me fillim nga ora 17:00. 

Katari - Ekuadori, formacionet

Katari dhe Ekuadori përballen sot në ndeshjen e parë të Grupit A të Botërorit "Qatar 2022". tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.