Morina: Katari më inferior se sa që e mendova
BKT
Qatar 2022

Morina: Katari më inferior se sa që e mendova

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i futbollit, Arbnor Morina, ka mbetur i befasuar nga inferioriteti i Katarit i shprehur në ndeshje me Ekuadorin. 

Ai ka folur si mysafir në RTK për të komentuar Botërorin "Qatar 2022". 
"Nuk kam pritur që Katari të ishte kaq inferior. Shumë elemente treguan se kualiteti i Katarit ishte shumë më i ulët se sa i kundërshtarit të sontëm dhe të tjerëve që do të luajnë", ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe paraqitjen e Ekuadorit.
"Ekuadori mjaft shumë e komplikoi lojën, por gjithsesi e kontrolluan ndeshjen, duke mos e lënë Katarin të bëjë diçka", ka thënë Morina.