19:16 / 20.11.2022
Sahiti: Pavarësisht fitores, Ekuadori e ka problem kalimin e grupit
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i futbollit, Muharrem Sahiti, ka thënë se pavarësisht fitores ndaj Katarit, Ekuadori do ta ketë problem kalimin e grupit, ku janë edhe Holanda dhe Senegali.
Ai ka folur si mysafir në RTK për të komentuar Botërorin "Qatar 2022".
"Asgjë nuk pamë tek Katari", ka thënë Sahiti, duke shtuar se kjo e shtron nevojën për të pyetur: pse të marrin pjesë vendet organizatore vetëm pse janë organizatore.
Ai ka komentuar edhe paraqitjen e Ekuadorit.
"Ekuadori nuk është ai që e kemi parë në të kaluaren. Ekuadori fitoi sepse Katari ka qenë skuadër e dobët. Unë mendoj se Ekuadori do ta ketë problem kualifikimin", ka thënë Sahiti.























