Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një kadet i policisë
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një kadet i policisë

E.Hoti/RTKLive

Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30-vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

 


MË SHUME NGA Kronika