‘Tulipanët’ startojnë me fitore, mposhtin Senegalin
BKT
Foto: RTK
Qatar 2022

‘Tulipanët’ startojnë me fitore, mposhtin Senegalin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kombëtarja e Holandës, ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mundur Senegalin, me rezultat 0-2.

Senegalezët dhe ‘Tulipanët’ u përballen në stadiumin “Al Thumama”, në kuadër të Grupit A.

45-të minutëshi i parë mes këtyre dy kombëtarëve, ka dhënë një ndeshje interesante me dominimin e ‘Tulipanëve’, megjithatë, gola nuk kishte në këtë fraksion të ndeshjes.

Lojë e mirë është zhvilluar edhe në pjesëlojën e dytë, me iniciativën e lehtë të holandezëve, derisa goli i epërsisë erdhi në minutën e 84-të përmes Gakpo.

Senegalezët pas pësimit të golit, u munduan mjaft shumë që të gjejnë golin e barazimit, megjithatë, futbollistët e Holandës mirë e kontrolluan lojën dhe më anë te Klaassen në minutën e 90+9’ i dhanë goditjen e fundit Senegalit në këtë duel.

Senegal-Holandë, s’ka gola në pjesën e parë

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Senegalit dhe Holandës.

Senegalezët dhe ‘Tulipanët’ përballen në stadiumin “Al Thumama”, në kuadër të Grupit A.

45-të minutëshi i parë mes këtyre dy kombëtarëve, ka dhënë një ndeshje interesante me dominimin e ‘Tulipanëve’, megjithatë, gola nuk kishte në këtë fraksion të ndeshjes.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Senegal-Holandë, starton ndeshja, live në RTK

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e dytë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pas sfidës Angli-Iran (6-2), vjen dueli Senegali-Holandë, takim ky që luhet në kuadër të Grupit A.

Senegalezët dhe ‘Tulipanët’ përballen në stadiumin “Al Thumama”, në një sfidë e cila parashikohet të prodhojë ndeshje interesante.