Saka pas fitores ndaj Iranit: Gjithçka ishte fantastike
BKT
Qatar 2022

Saka pas fitores ndaj Iranit: Gjithçka ishte fantastike

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Anglia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

‘Tre Luanët’ mundon sot bindshëm Iranin (62’) në kuadër të Grupit B.

Saka, i cili shënoi dygolësh në fitoren e Anglisë, pas ndeshjes tha se gjithçka ishte fantastike.

“Nuk mund t'i përshkruaj emocionet e mia. Gjithçka ishte fantastike. Jam i lumtur dhe krenar me fitoren. Sot është një ditë e veçantë. Ne kishim nevojë për një fillim të mirë”, tha ai.

“Fol shumë për ne, por ne u treguam të gjithëve cilësitë që kemi dhe çfarë mund të bëjmë”.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse kemi një ndeshje tjetër brenda pak ditësh dhe duhet të fitojmë”, theksoi Saka.