Sahiti komenton fitoren e Holandës kundër Senegalit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Analisti i futbollit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Muharrem Sahiti, duke analizuar fitoren e Holandës kundër Senegalit (2-0), ka thënë kjo sfidë ishte më e mira në tri ndeshjet e zhvilluar deri tash në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
‘Tulipanët’ startuan me fitore në këtë Botëror, duke mundur Senegalin, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit A.
“Në futboll është thënie koha dhe hapësira është elementi kryesorë. Nga dy ndeshjet e para, pamë një ndeshje më ritëm dhe me intensitet të lartë. Një ndeshje ku të dy skuadrat ishin të organizuara”, tha Sahiti.
Sipas tij, Senegali po vuan mungesën e Sadie Mane, i cili për shkak të lëndimit, ka humbura Botërorin ‘Katar 2022’. Sahiti mendon se golashënuesi i parë i kësaj ndeshje Gakpo do të jetë ylli i ardhshëm i Holandës.
“Senegali e ka vuajtur mungesën e Manë-s. Gakpo pritet të jetë lojtar kyç në të ardhmen për Holandën”, theksoi Sahiti.























