SHBA dhe Uellsi e nisin me barazim Botërorin ‘Katar 2022’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) SHBA dhe Uells kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në stadiumin “Ahmad bin Ali”, duel ky i zhvilluar në kuadër të Grupit B.
Përballja mes amerikanëve dhe uellsianëve, ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë dhe më intensitet të lartë.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, është mbyllur me avantazhin e amerikanëve prej 1-0, falë golit të Weah (36’).
Pjesëloja e dytë, ka sjell sfidë edhe më interesante me Uellsin që gjithnjë ishte në kërkim të golit të barazimit.
Dhe ishte asi i uellsianëve, Gareth Bale (82’), i cili ndezi stadiumin kur barazoi shifrat në 1-1, nga penalltia, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo supersfidë.
Pas ndeshjeve të para në Grupin B, kryeson Anglia me tri pikë, kurse, SHBA dhe Uellsi kanë nga një pikë, derisa Iran është e fundit pa pikë.
Mbyllet pjesa e parë, SHBA në epërsi kundër Uellsit
(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet SHBA-së dhe Uellsit, është mbyllur me epërsinë e amerikanëve prej 1-0.
Amerikanët dhe uellsianët po luajnë në stadiumin “Ahmad bin Ali”, takim ky që po luhet në kuadër të Grupit B.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, ka prodhuar një sfidë interesante, derisa golin e avantazhit për SHBA-në e realizoi Weah (36’).
Pas pak nis pjesa e dytë.
Starton dueli SHBA-Uells, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e tretë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
SHBA-Uells është sfida e fundit për sonte, duel ky që luhet në kuadër të Grupit B.
Amerikanët dhe uellsianët do të sprovojnë forcat në stadiumin “Ahmad bin Ali”.
SHBA-Uells, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të duelit mes SHBA-Uells, në kuadër të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
SHBA dhe Uells do të përballen sonte në stadiumin “Ahmad bin Ali”, sfidë kjo që luhet në kuadër të Grupit B.

Të dy skuadrat synojnë ta nisin me fitore këtë Botëror. Ndeshja SHBA-Uells nis në orën 20:00.
























