Van Gaal i kënaqur me fitoren, jo edhe më lojën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Holanda e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mposhtur Senegalin (2-0).
Trajneri i ‘Tulipanëve’, Luis Van Gaal, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me fitoren, por jo edhe më lojën që treguan të besuarit e tij.
“Kurrë nuk kam menduar për humbje, me ardhjen e Depay doja të kisha më shumë shanse për të shënuar. Është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ne ishim marrë vesh para ndeshjes që ai të luante rreth gjysmë ore. Ai do të dëshirojë të luajë me Ekuadorin, por unë duhet të vlerësoj formën e tij pas kësaj ndeshje. Gakpo ishte vendimtar, e lashë në lojë sepse di të shënojë gola dhe është shumë i shkathët”, tha Van Gaal.
“Senegali pati tre raste, por ne kemi një portier që i di gjërat e tij mes shtyllave. Ne nuk luajtëm shumë mirë, u dhamë topin dhe mundësinë për të shënuar shumë herë. Duhej të ishim më kompakt. Ne vetëm mund të përmirësohemi, ndoshta ka pasur një tension të caktuar mes lojtarëve”, theksoi strategu holandez.























