Trajneri i SHBA-së: Dhamë gjithçka në fushë, Uellsi ekip i mirë
BKT
Qatar 2022

Trajneri i SHBA-së: Dhamë gjithçka në fushë, Uellsi ekip i mirë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i SHBA-së, Gregg Berhalter pas barazimit me Uellsin, ka thënë së të besuarit e tij, dhanë gjithçka në fushë.

SHBA dhe Uellsi luajtën baras (1-1), sonte në kuadër të Grupit B në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

“Ishte një lojë e vështirë. Ne dhamë gjithçka në fushë. Në pjesën e dytë humbëm pak agresivitetin, por në të njëjtën kohë kundërshtarët tanë rriten presionin”, tha ai.

“Djemtë performuan mirë dhe luftuan deri në fund. Uellsi është një ekip i mirë, nuk është lehtë të luash kundër tyre”, theksoi Berhalter.

Pas ndeshjeve të para në Grupin B, kryeson Anglia me tri pikë, kurse, SHBA dhe Uellsi kanë nga një pikë, derisa Irani është e fundit pa pikë.