Vdekja e kadetit, personi që e aksidentoi iku nga vendi i ngjarjes
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Vdekja e kadetit, personi që e aksidentoi iku nga vendi i ngjarjes

E.Hoti/RTKlive

Në aksidentin e djeshëm në Jashanicë të Klinës ku vdiq një kadet i Policisë së Kosovës, dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që vozitësi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç njofton policia në raportin e saj 24-orësh, automjeti nuk është arritur të identifikohet ende.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion,”  njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika