Shtatë raste të dhunës në familje
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Shtatë raste të dhunës në familje

E.Hoti/RTKlive

 Gjatë 24 orëve të fundit  në Kosovë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.  

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Ferizaj si dhe Skenderaj.

Sipas njoftimit, në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi kishin ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa me vendim të prokurorit, dy  të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Podujevë, një nënë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj me probleme të shëndetit mendor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.

Ndërkaq në Prishtinë për dhunë në familje janë arrestuar dy të dyshuar, në dy raste të ndara. Njëri ishte arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me thikë vëllain e tij, ndërsa i dyshuari tjetër  pasi kishte sulmuar bashkëshorten.

Po ashtu edhe në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila  ka pranuar tretman mjekësor.

Edhe në Skenderaj një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronika