E pabesueshme por e vërtetë, Arabia Saudite mposht Argjentinën
BKT
Qatar 2022

E pabesueshme por e vërtetë, Arabia Saudite mposht Argjentinën

B. Halimi / RTKlive

Arabia Saudite ka bërë sensacion të vërtetë në Botërorin “Qatar 2022”, duke e mposhtur Argjentinën, me rezultat 2:1.

Sauditët triumfuan ndeshjen e parë të Grupit C, gjë të cilën nuk e kishte besuar askush. Në pjesën e parë Messi me shokë e dominuan plotësisht lojën, duke shënuar katër gola, por vetëm njëri prej tyre ishte i vlefshëm, ai i yllit të PSG-së nga penalltia në minytën e 10-të. Ndërkohë, që tre golat e tjerë, një i Messit e dy të Lautaro Martines dolën të parregullt për shkak të pozitës jashtëloje.

Ndërkaq, në pjesën e dytë sauditët arritën ta përmbysin rezultatin brenda 8 minutash. Fillimisht realizoi Saleh Alshehri në minutën e 48-të, derisa pesë minuta më vonë Salem Aldawsari shënoi për ta çuar Arabinë Saudite në epërsi, 2:1, që në fund doli të ishte edhe rezultat përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Argjentina-Arabia Saudite, formacionet zyrtare

Argjentina e hap Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite, një ndeshje në të cilën Messi me shokë vlerësohen favoritë absolut.

Trajnerët e të dyja kombëtareve tashmë kanë vendosur 11-shet titullare të këtij dueli, që nis në orën 11:00. Scaloni i ka besuar skemës 4-4-2, duke vendosur në mbrojtje Molina, Romero, Otamendi dhe Tagliafico. Në mesin e fushës Paredes dhe De Paul do të jenë dyshja qendrore e rrethuar nga Di Maria dhe Papu Gomez, ndërsa Messi dhe Lautaro Martinez do të udhëheqin sulmin.

Ndërkaq, trajneri saudit Renard është përgjigjur me një formacion 4-2-3-1.

Formacionet:
ARGJENTINA (4-4-2): E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; Di Maria, Paredes, De Paul, Papu Gomez; Messi, Lautaro Martinez. Trajner: Scaloni

ARABIA SAUDITE (4-2-3-1): Al-Owais; Al-Burayk, Al-Bulaihi, Al-Amri, Al-Shahrani; Kanno, Otayf; Al-Buraikan, Al-Faraj, S. Al-Dawsari; Al-Shehri. Trajner: Renard.