Digjet një veturë në veri të Mitrovicës
BKT
Kronika

Digjet një veturë në veri të Mitrovicës

M.Shefkiu/RTKlive

Mbrëmë pas menatës, është djegur një veturë me targa të Serbisë në anën veriore të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar për RTK, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit, derisa hetimet siç tha ai, po vazhdojnë.

Në pjesën veriore të Kosovës, edhe më parë janë djegur veturat, por kryesisht të atyre serbëve që i kanë konvertuar targat nga ato ilegale në ato RKS. Për djegien e veturave përveç reagimit nga liderët vendorë, ka pasur reagime dhe diplomatët evropianë e amerikanë.

Ndryshe, sipas informacioneve ky është automjeti i 12-të që digjet në veri që nga fillimi i këtij viti.


MË SHUME NGA Kronika