10:36 / 22.11.2022
Arrestohet i dyshuari në kërkim, dërgohet në vuajtje të dënimit
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar 26 vjeçarin e dyshuar me inicialet B. SH nga Prizreni, i cili ishte në kërkim të policisë.
Siç njofton Policia e Kosovës, arrestimi i tij është bërë në rrugën ”Wiliam Wolker“ në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për shkak të veprës penale “dhunë në familje”.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Dubravë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 100 ditëve.























