Prokuroria ngriti 27 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

Prokuroria ngriti 27 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 27 aktakuza, kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale, derisa janë ndaluar për 48 orë pesë persona për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, janë parashtruar pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave për kryerje të veprave penale.

Dhjetë prej aktakuzave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, nëntë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, nga tri aktakuza kanë ngritur Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe Prokuroria Themelore e Pejës, kurse dy aktakuza i ka ngritur Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Ndërsa të ndaluarit janë tre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, dy nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, e nga një nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, gjatë 24 orëve, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, po ashtu kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave ka bërë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kronika