Tunizia merr një pikë në duel me Danimarkën
B. H./ RTKlive
(E plotësuar) Një tjetër autsajder ka arritur të befasojë në hapje të Botërorit “Qatar 2022”. Tunizia ka shkëputur një pikë të rëndësishme në duel me Danimarkën favorite, në përballjen e Grupit D.
Rezultati i kësaj ndeshje në fund ishte 0:0. Ndonëse danezët ishin më këmbëngulës për të gjetur golin, nuk ia arritën këtij qëllimi, falë edhe mbrojtjes së mirë të tunizianëve.
Danimarka-Tunizia, formacionet zyrtare
Danimarkë-Tunizi është ndeshja e dytë e ditës së sotme në Botërorin “Qatar 2022”. Ky duel i takon Grupit D dhe fillon në orën 14:00, në stadiumin “Education City Stadium”.
Danimarka llogaritet favorite në letër, por në turne të tilla roli i favoritit shpesh nuk kryen punë dhe këtë më së miri e dëshmoi Arabia Saudite, e cila e mundi Argjentinën e mbushur me yje të futbollit, 2:1.
























