Scaloni: Ditë e trishtë, por duhet të vazhdojmë përpara
Qatar 2022

Scaloni: Ditë e trishtë, por duhet të vazhdojmë përpara

RTSH

"Është një ditë e trishtuar, por ne duhet të vazhdojmë. Mendoj se pjesa e parë ishte e gjitha e jona. Në pushim ne thamë se ndeshja ishte e çuditshme, se një gol mund të ndryshonte gjithçka dhe në fakt ndodhi. Ata na barazuan, pastaj shkoi 2-1”.

Kështu është shprehur trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, duke komentuar humbjen në debutimin e tij në Botëror ndaj Arabisë Saudite.

"Ne e respektojmë Arabinë Saudite 100% siç respektojmë të gjithë. E përsëris edhe një herë se ishte një ekip i mirë, me lojtarë të aftë. Ajo që vjen më pas është të ecim përpara, të përballemi me një rival të vështirë si Meksika”, ka shtuar ai.

“Këtë do të përpiqemi të arrijmë, ka ndeshje për të fituar. Por është futbolli, Botërori dhe kompeticionet e mëdha që i bëjnë këto gjëra. Nuk keni kohë për të bërë gabime. Ndodhi kështu, dhe në momentin më të keq. Nuk ka emër tjetër, tani të ngrihemi, të shkojmë përpara dhe të fitojmë të dyja ndeshjet. Të humbasësh nuk është kurrë bukur, mbi të gjitha është ndjesia se loja ka rrëshqitur. Nuk është kurrë mirë, nuk zgjedh kur të humbasësh. Fatmirësisht kemi edhe dy ndeshje përpara”, ka përfunduar ai.


MË SHUME NGA Qatar 2022