‘Heshtin’ rrjetat në ndeshjen Meksikë-Poloni
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përballja ndërmjet Meksikës dhe Polonisë, është mbyllur pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Ballafaqimi mes meksikanëve dhe polakëve, ka dhuruar një superndeshje, dhe se vetëm golat i munguan kësaj supersfide.
Futbollistët e të dy skuadrave, dhanë maksimumin në terren, duke e kërkuar vazhdimisht golin, megjithatë, rrjetat mbeten të pa prekura.
Polonia ishte më afër golit, por Robert Lewandowski dështoi nga pika e bardhë goditjen e të cilit e priti ‘gardiani’ meksikan.
Arabia Sauditë kryeson Grupin C me tri pikë, derisa nga një pikë tashmë kanë edhe Meksika dhe Polonia, kurse, Argjentina është e fundit me zëro pikë.
Meksika-Polonia, s’ka gola në pjesën e parë
(E plotësuar) Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Meksikës dhe Polonisë është mbyllur pa gola.
Meksikanët dhe polakët po përballen në kuadër të grupit C në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
45-të minutëshi i parë mes këtyre dy kombëtarëve, ka sjell sfidë mjaft interesante, megjithëse, kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Meksika-Polonia, nis ndeshja
(E plotësuar) Ka startuar përballja ndërmjet Meksikës dhe Polonisë, ndeshje kjo që mund të ndiqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Meksikanët dhe polakët po përballen në kuadër të grupit C në Kupën e Botës.
Këto dy ekipe janë takuar katër herë në të kaluarën dhe kanë nga një fitore, derisa dy ndeshje janë mbyllur pa fitues.