Trajneri i Danimarkës: Nuk luajtëm mirë, situata po ndërlikohet
Qatar 2022

Trajneri i Danimarkës: Nuk luajtëm mirë, situata po ndërlikohet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka folur pas barazimit me Tunizinë.

Danezët aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ e nisen me barazim pa gola me Tunizinë, takim ky i zhvilluar në kuadër të Grupit D.

“Nuk bëmë paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Sigurisht na vjen keq edhe për rezultatin”, tha ai.

“Situata po ndërlikohet, por sigurisht së ende nuk ka mbaruar. Jemi në fillim të kampionatit, por padyshim se synonim një rezultat pozitiv. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, theksoi Hjulmand.


MË SHUME NGA Qatar 2022