Gomez pas disfatës nga Arabia Saudite: Ishin pesë minuta të tmerrshme
Qatar 2022

Gomez pas disfatës nga Arabia Saudite: Ishin pesë minuta të tmerrshme

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Disfatën nga Arabia Saudite e ka përjetuar rëndë edhe futbollisti Alejandro Gomez.

Argjentina sot u shokua nga Arabia Sauditë, duke u mundur me rezultat 1-2, në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

“Duhet të korrigjojmë gabimet që kemi bërë. Tani të mendojmë vetëm për fitore në dy ndeshjet që kanë mbetur. E dimë se do të jetë e vështirë, por kemi mbështetjen e tifozët tanë”, tha Gomez.

Ai mendon se skuadra e tij, ka mundur ta mbyll ndeshjen në pjesën e parë, por sipas Gomez, Argjentina ishte e pafat në fraksionin e parë të ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne patëm raste dhe ishim të pafat me pozicion jashtë loje. Pastaj erdhën ato pesë minuta të tmerrshme dhe ne nuk ia dolëm të rikthehemi”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Qatar 2022